Bashkësia e Komunave kërkon shtyrjen e afatit për legalizim

Prej tvteuta09:56, 17 Dhjetor 2018

Bashkësia e Komunave të Malit të Zi ka kërkuar nga Ministria e Turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, që afati për legalizimin e objekteve të shtyhet për vitin 2020, deri kur do të sillet plani i rregullimit të përgjithshëm.

Nga kjo bashkësi thonë se ligji i ri ka sjellë rregulla të reja të cilat më parë nuk janë takuar në këtë sferë dhe që në përgjithësi janë pozitive por që kanë edhe nevojë për përpunim. Ato sqarojnë se kërkesa ka të bëjë vetëm me objektet që veç ndodhen në inçizimet ortofotografike dhe jo ato që janë ndërtuar  më vonë.

  • 1

    Radio