Aktuale Më shumë

Barjaktari: Qeveria e Daboviqit është po aq e mirë sa asfalti parazgjedhor

Prej tvteuta14:32, 23 Mars 2022

“Kur mund të heqësh asfaltin parazgjedhor me dorë, atëherë nuk është një akt vandal, por një demaskim i thjeshtë i korrupsionit parazgjedhor me asfalt të cilësisë më të keqe dhe përpjekje të fitosh më shumë pikë politike. Mirëpo, për fat të mirë të qytetit, ulqinakët e shikojnë fushatën elektorale të këtij lloji dhe zëvendësimin e tezës së Kryetarit në largim Aleksandar Daboviq me tallje, të vetëdijshëm se këto janë ditët e fundit të qeverisjes së tij”, i është përgjigjur Kryetarit të Ulqinit, kandidati për Kryetar Komune dhe bartës i listës, Omer Barjaktari.

Barjaktari theksoi se cilësia e pushtetit vendor që po largohet është si asfalti i tyre parazgjedhor dhe se një nga sipërmarrësit më të shquar në qytet, Valmir Pereziq, ekspozoi përpjekjen e Daboviqit për të blerë votues duke shtruar rrugët lokale me materialin e cilësisë më të ulët.

Kur ne nga koalicioni ,,Fillim i Ri,, të udhëheqim pushtetin lokal, do të fokusohemi në zhvillimin e infrastrukturës së pushtetit vendor, duke u marrë me të në mënyrë adekuate, duke u fokusuar në cilësi, jo në sasi dhe duke punuar qartë që Ulqini të mos jetë më qyteti me infrastrukturën më të keqe” theksoi kandidati për Kryetar të Komunës Barjaktari.

Barjaktari falendëroi Daboviqin për publikimin dhe promovimin e videos së kandidatit për këshilltar të koalicionit “Fillim i Ri” duke thënë se ulqinakët qeshin me përpjekjen e tij për të zëvendësuar tezën në lidhje me videon e cila në mënyrë artificiale pasqyron qëndrimin e Daboviqit dhe PDS-së ndaj Ulqinit, qytetarëve  dhe infrastrukturës lokale.

  • 1

    Radio