Sporti Më shumë

Barcelona rikthehet në stërvitje grupore

Prej tvteuta10:04, 2 Qershor 2020

Barcelona është rikthyer më në fund të stërvitet normalisht. Skuadra katalanase zbriti në fushë në datë 8 maj, ndërsa gjashtë ditë më vonë filluan stërvitje në grupe të vogla lojtarësh.

Stërvitja e sotme ka nisur në orën 9:30 dhe për herë të parë pas shumë muajsh, trajneri Quique Setien ka pasur mundësinë të punojë si dikur. Barcelona do të rikthehet në fushë në datë 13 qershor.

Përballë do të jetë Mallorca, sfidë që nis në orën 22:00. Katalanasit kryesojnë La Ligan me dy pikë më shumë se Real Madrid dhe do të bëjnë maksimumin për të fituar titullin kampion.

  • 1

    Radio