Aktuale Më shumë

Barcelona nuk lejon befasi, eliminon Galatasarayn

Prej tvteuta10:29, 18 Mars 2022

Ndonëse ishte në disavantazh pre një goli, Barcelona ka zënë vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, rangut të dytë të garave kontinentale për klube të futbollit.

Barça të enjten mbrëma fitoi 2:1 ndaj Galatasarayt në Stamboll. Skuadra turke avancoi me 1:0 falë golit të shënuar nga mbrojtësi Marcao në minutën e 28-të. Por Pedri shënoi supergol në minutën e 37-të për të barazuar shifrat në 1:1.

Golin e fitores për Barcelonën e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 49-të.

Ndeshja e parë e luajtur në “Camp Nou” nuk kishte dhënë gola.

  • 1

    Radio