Aktuale Më shumë

Barcelona kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Evropës

Prej tvteuta12:04, 25 Shkurt 2022

Barcelona nuk ka lejuar befasi dhe ka zënë vend në një të tetën e finales në Ligën e Evropës. Pas barazimit 1:1 në “Camp Nou” me Napolin, më 17 shkurt, Barcelona të enjten mbrëma në Itali shënoi fitore bindëse.

4:2 në të mirë të Barcelonës ishte rezultati i takimit në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.

Jordi Alba shënoi për 1:0 në të mirë të Barçës që në minutën e tetë të takimit. Për 2:0 realizoi Frenkie de Jong në minutën e 13-të. Ai realizoi supergol me goditje nga distanca.

Napoli u mundua të kthehet në lojë dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 23-të. Lorenzo Insigne realizoi penallti në minutën e 23-të për 2:1.

Por Barcelona shënoi edhe dy gola tjerë për epërsinë bindëse, 4:1. Gerard Pique realizoi golin e tretë në minutën e 45-të. Ndërkohë Pierre Emerick Aubameyang vazhdoi me formë të lartë duke shënuar për 4:1 në minutën e 59-të. Napoli ngushtoi rezultatin në 4:2 në minutën e 87-të. Matteo Politano ishte realizator.

Shorti i një të tetës së finales në Ligën e Evropës hidhet të premten.

  • 1

    Radio