Barcelona fiton dhe forcohet në krye të La Ligas
Prej tvteuta16:09, 13 Mars 2023
Barcelona ka shënuar fitore minimale në udhëtim kundër Athletic Bilbaos. Barcelona fitoi 1:0 me golin e shënuar nga braziliani Raphinha.
Ai realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Tre minuta pa përfunduar ndeshja e javës së 25-të në La Liga të Spanjës, Athletic Bilbaos iu anulua një gol.
Me këtë fitore, Barcelona është forcuar në vendin e parë me 65 pikë. Reali është në vendin e dytë me 56 pikë.