Banori i Ulqinit përplas këmbësorin dhe largohet

Prej tvteuta18:06, 2 Shkurt 2022

Në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë në Podgoricë, banori i Ulqinit Nikolla Reljin , ka përplasur me automjetet personin me inicialet M.C, duke i  shkaktuar  lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave është pranuar në Qendrën Spitalore të Malit të Zi.

Sipas portalit Gradski.me, bazuar në burime jozyrtare nga policia, Reljin ka goditur M.C. me një automjet Peugeot 206 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Makina është në pronësi të M.R. e cila deklaroi se nuk ishte në dijeni të aksidentit, dhe se automjetin ia kishte huazuar personit që e drejtonte. Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë jo të përshtatëshme, si dhe drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit.

Sipas të njëjtave burime, Reljin në momentin e aksidentit kishte 0.34 promilë alkool në gjak.

  • 1

    Radio