Banorët rreth Port Milenës nuk pajtohen me studimin e për këtë lokacion

Prej tvteuta09:04, 24 Nëntor 2019

Banorët e zonës rreth Port Milenës, të cilët me dekada si veprimtari kryesore kanë turizimin, nuk pajtohen me studimin shtetëror për këtë lokacion. Sipas Nazif Axhemoviq, përpunuesit nuk janë konusltuar aspak me banorët e zonës dhe as nuk i njohin nevojat dhe interesat e tyre, çka mund të vërehet edhe në mënyrën se si e kanë punuar studimin. Për banorin tjetër, Cano Lazoja, i cili po ashtu merret me turizëm, studimi kryesisht parasheh në këtë zonë zhvillimin e industrisë së peshkut, duke lënë menjanë komplet zhvillimin e turizimit, për të cilin kjo zonë edhe është e njohur. Ata shpresojnë se përpunuesi do të ndëgjojë ankesat e tyre dhe do të bëjë ndryshimet e duhura në draftin e propozuar.

  • 1

    Radio