BANORET PRESIN PERKRAHJE NGA KESHILLTARET
Prej tvteuta16 October 2017
Të enjten në mbledhjen e rradhes së Kuvendit Komunal kur është paraparë të diskutohet dhe votohet për cështjen e kanalit të Kripores , në sallë do të jenë të pranishëm banorët e kësaj zone të cilët janë të interesuar për mbulimin e kanalit . Disa prej tyre për TvTeuta deklaruan që jane optimistë dhe shpresojnë qe do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët me përfaqesuesit e pushtetit lokal të cilët kanë propozuar një zgjidhje të përkoheshme të këtij problemi , i cili përvec banorëve të kesaj zone shqetëson edhe turistët e shumtë të cilët e frekuentojnë këtë pjesë të qytetit. Sipas bashkebiseduesve te Tv Teuta, mbulimi I kanalit perben nje ceshjtje jetesore per rreth 70 familje qe jetojne ne kete zone. Turistet zakonisht ndahen te kenaqur me vendosjen, por te pakenaqur me pamjen e kanalit te cilin duhet ta kalojne e I cili shpesh ka sjellur edhe aksidente verbale dhe jetesore si te qytetareve ashtu edhe te turisteve, theksojne banoret e kesaj zone. Banoret jane takuar me faktoret relevante te Komunes, Kripores dhe te Te mirave detare nga te cilet e kane pelqimin e duhur per mbylljen e kanalit dhe theksojne se presin qe ne kuvend kete pike te rendit te dites ta votojne te gjithe keshilltaret.