Banorët e Zogajve kundër karantinës. Nuk përjashtojnë as protestat

Prej tvteuta16:05, 28 Shkurt 2020

Banorët e Zogajve në Ulqin, janë kategorikisht kundër mundësisë që vendi i tyre të shërbejë për karantinë për rastet e dyshuara me koronavirus. Kryetari i bashkësisë lokale Dan Peroviq, por edhe banorët e tjerë të zonës thanë për TV Teuta se Zogajt janë tokë bujqësore dhe me potencial edhe për turizëm, në çka edhe vetë ideja për një karantinë  ndikon negativisht. Ata paralajmërojnë se nëse vazhdohet me një vendim të tillë, nuk përjashohet mundësia e organizimit të protestave.

  • 1

    Radio