Banorët e Krythës mblidhen për ndërtimet sekrete. Forca përkrah shqetësimin e tyre
Prej tvteuta16:42, 20 Dhjetor 2019
Në Krythë këto ditë kanë filluar disa punime në zonën industriale të saj, por banorët e kësaj bashkësie lokale nuk kanë asnjë njoftim dhe as njohuri se për çfarë bëhet fjalë. Për këtë, bashkësia lokale mbrëmë thirri një tubim në të cilin u diskutua për shqetësimet e tyre. Banorët shprehen pakënaqësinë që në vendin ku ata jetojnë bëhen punime për të cilët banorët nuk kanë asnjë lloj informate, dhe kërkuan nga qeverisja lokale informacione më të detajuara. Në mbledhje ishin kryesia dhe këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, por edhe të partive të tjera. Në një kumtesë për media, Forca shprehu përkrahjen për kërkesat legjitime të banorëve të bashkësisë lokale të Krythës, dhe nga organet kompetente kërkojnë të marrin masa për tu ndaluar punimet dhe për të zgjidhur problemin e qytetarëve të shqetësuar.