Sociale Më shumë

Banorët e Krruçit vendosin të lejojnë hedhjen e mbeturinave në Hije për 40 ditë

Prej tvteuta10:12, 13 Qershor 2017

Banorët e Krruçit në mbledhjen e mbajtur të dielen mbrëma kanë vendosur që të lejojnë hedhjen e mbeturinave të materialit ndërtimor në deponinë Hije, derisa të ndërtohet rruga për në deponinë e re në Gaç. Përfaqësuesi i qytetarëve Gjergj Daboviq, tha për televizionin Teuta se kjo është për afat të përkohshëm 40 ditor, pas të cilit ndërmarrja komunale materialin do ta zhvendos në deponinë në Gaç.

Para disa ditëve disa nga banorët e Krruçit shprehën pakënaqësi për hedhjen e këtij materiali dhe rihapjen e deponisë, por siç tha Daboviq, si komunitet kanë vendosur që të ndihmojnë komunën derisa të hapet deponia e re, kurse pas kësaj Hija duhet të mbyllet përfundimisht.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio