Banorët e Gaçit përsëri në protestë kundër deponisë së materialeve inerte

Prej tvteuta16:19, 25 Korrik 2019

Banorët e zonës së Gaçit përsëri sot kanë zhvilluar një tubim protestues kundër planit për ndërtimin e deponisë për materiale inerte, e cila me Planin Hapsinor të komunës është e paraparë në këtë zonë. Dy vite më parë ata po ashtu dolën në protestë kundër kësaj inciative, të cilën ata e konsiderojnë kundër interesave të tyre, pasi bëhet fjalë për zonë bujqësore, në afërsi të cilës ndodhet edhe pompa e ujit. Nga Sekretariati për veprimtari komunale ata morën garanci se në këtë deponi nuk do të hidhen materiale të rrezikshme, por banorët janë mosbesues dhe premtojnë se nuk do të lejojnë ndërtimin e deponisë. Ata për TV Teuta u shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë kundër kësaj inciative nëse nuk hiqet dorë nga ky plan.

  • 1

    Radio