Sociale Më shumë

Banorët e Anës së Malit mblidhen përsëri për fabrikën e bitumenit. Ftojnë edhe zyrtarët lokal

Prej tvteuta10:29, 23 Dhjetor 2019

Banorët e bashkësive lokale të Anës së Malit do të mblidhen sonte në restoranin “Lamiga”, për të diskutuar rreth ndërtimit kontrover të fabrikës së bitumenit, e cila ka filluar të ndërtohet në Krythë. Këtë e konfirmoi për TV Teuta vetë kryetari i bashkësisë lokale të Krythës, Enver Rexha. Ai shtoi se në mbledhje, e cila do të fillojë në orën 18.00, janë të ftuar përfaqësuesit e të gjitha bashkësive lokale, përfaqësues të partive politike dhe këshilltarë në Kuvendin Komunal, si dhe zyrtarët më të lartë të qeverisjes lokale të Ulqinit.

  • 1

    Radio