Aktuale Më shumë

Banka Botërore: Rritja e ekonomisë së Malit të Zi, 5.6%

Prej tvteuta18:28, 12 Janar 2022

Banka Botërore në raportin e fundit për rritjen e ekonomisë malazeze këtë vit, ruajti parashikimin prej 5.6 për qind, siç vlerësoi tetorin e kaluar. Në raportin për perspektivat ekonomike botërore, Banka e mbajti edhe parashikimin e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (GDP) të ekonomisë së Malit të Zi  për vitin e ardhshëm në 4.8 për qind.

Kjo bankë i qëndroi gjithashtu edhe parashikimit të vjeshtës për rritjen prej 10.8 përqind në vitin e kaluar. Ndër vendet e tjera në Evropë dhe Azinë Qendrore (ECA), ekonomia e Kroacisë pritet të  rritet me 5.4 për qind këtë vit, Serbia 4.5 për qind, Kosova 4.1 për qind, Shqipëria 3.8 për qind, Maqedonia e Veriut 3.7 dhe Bosnja dhe Hercegovina 3%. Rimëkëmbja e rajonit u mbështet edhe nga aktiviteti më i fortë i eurozonës dhe çmimet më të larta të mallrave, të cilat përshpejtuan rritjen e eksporteve dhe rritën flukset hyrëse të remitancave.

Banka Botërore vlerëson se ekonomia botërore u rrit me 5.5 për qind vitin e kaluar, këtë vit do të ngadalësohet në 4.1 për qind dhe në 3.2 për qind vitin e ardhshëm, pasi pritet të ulen kërkesat, ndësa dhe qeveritë dhe bankat qendrore do të heqin ose zvogëlojnë programet stimuluese.

  • 1

    Radio