Banesat e Solidaritetit akoma në pritje
Prej tvteuta15:55, 20 Qershor 2017
Pas sjelljes së vendimit nga kryetari i komunës Nazif Cungu për dhënien e lokacionit për ndërtimin e 150 banesave solidare, Kuvendi Komunal në maj të këtij viti ka aprovuar ndrrimin dhe plotësimin e Planit Hapsinor për fushën e Ulqinit,ku është paraparë të ndërtohen banesat në fjalë.
“Ka 15 vite që kemi kërkuar të na ndahet lokacioni për ndërtimin e banesave solidare,jemi e vetmja komunë në Mal tël Zi që akoma nuk kemi filluar me ndërtimin e tyre,gjersa në komunat tjera kjo çështje ka përfunduar moti.Në maj të këtij viti Kuvendi komunal votoi ndrrimin dhe plotësimin e planit hapsinor për fushën e Ulqinit ,dhe tani janë pjekur kushtet për ndarjen e hapësirës të ndërtohen banesat Solidare për punëtorë”deklaroi për televizionin Teuta kryetari I Sindikatit Komunal të komunës së Ulqinit Shefki keko Lamoviq. Tani mbetet që të sillet vendimi në Kuvend për ndarjen e lokacionit. Lamoviq shpreson që kjo të ndodhë në seancën e parë të Kuvendit Komunal pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat tjera dhe nuk ka më nevojë të zvarritet kjo punë,shton Lamoviq.