Aktuale Më shumë

“Bamjet në mënyrën ulqinake” bëhen emër dhe produkt i mbrojtur

Prej tvteuta15:09, 19 Maj 2022

Mali i Zi është bërë me produktin e nëntë të mbrojtur me etiketën e cilësisë, gjegjësisht etiketën e specialitetit të garantuar tradicional, e që janë  “Bamjet në  mënyrën ulqinake”.

Nismëtar dhe bartës i këtij emri të mbrojtur është “Shoqata për kultivimin dhe promovimin e bamjeve” nga Ulqini.

Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, ky është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ky është produkti i parë i mbrojtur si specialitet tradicional i garantuar. Efektet juridike të regjistrimit të emrit nuk lidhen drejtpërdrejt me konceptin e territorit siç janë treguesit gjeografikë dhe të gjithë prodhuesit që i prodhojnë në përputhje me specifikimet kanë të drejtë të përdorin emrin e regjistruar, pavarësisht se ku ndodhen, gjegjësisht ku kryhet prodhimi, nëse ato plotësojnë kërkesat e miratuara për produktet ushqimore, e që janë rezultat i një procesi prodhimi që korrespondon me mënyrën tradicionale të përgatitjes dhe përpunimit të tyre.

Emri i mbrojtur i një specialiteti tradicional të garantuar ose logoja e këtij produkti, nuk mund të përdoren më në deklaratën e produkteve të ngjashme bujqësore ose ushqimore , nëse nuk i plotësojnë kërkesat specifike të publikuara të një specialiteti tradicional të garantuar, thonë nga ministria.

“Bamjet në mënyrën ulqinake” është një specialitet që ka recetën dhe mënyrën  unike të gatimit,  që kërkon saktësi, aftësi dhe njohuri të mëdha. Prej dekadash konsiderohet si tipar tradicional dhe autentik i kuzhinës ulqinake. Receta unike është rezultat i aftësive dhe njohurive të amvisave ulqinake dhe metodave të prodhimit që kërkojnë saktësi të konsiderueshme, prandaj edhe përgatitet vetëm në këtë rajon.

  • 1

    Radio