Opinion Më shumë

“BALLKANI OPEN” për shqiptarët është një përseritje e historisë

Prej tvteuta13:49, 14 Janar 2022

Ballkani historikisht ka qenë qendër e konflikteve dhe urrejtjes midis popujve të tij. Para dy viteve, udhëheqësit e tre shteteve të Ballkanit Perëmndimor-Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperisë,  të zhgënjyer sigurisht nga ngecja e bisedimeve për anëtarësim ne Bashkimin Evropian, ngritën iniciativen për afrimin dhe bashkëpunimin reciprok midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me synim që të “hiqen” kufijtë dhe në këtë mënyrë të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve, kapitalit apo mallrave.Shikuar nga përmbajtja në kuptimin ekonomik, ide e mirë sepse do të krijoheshin lehtësira në fushën e udhëheqjes së biznisieve, por në kuptimin politik, kur në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë problem të pazgjidhura , kjo ide nuk është e pranueshme për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor e sidomos për Kosovën. Aq më tepër kur dihet se në vitet e para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore politika ekspansioniste  jugosllave kishte përgaditur projektin “Federata Ballkanike” ku  “Shqipëria parashikohej të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë ose më drejt, aneksimi i saj nga Jugosllavia”

Prandaj shtrohet pyetja e logjikshme: Apo përseritet historia?

Planet për krijimin e “Mini-Shegen” –it, aktualisht  “Ballkan i Hapur” u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur të tre lidereve të shteteve të përmendura, më 10 tetor 2019 në Novi Sad, pra në Serbi duke e konsideruar si rrugë e së ardhmes dhe bazë për prosperitetin ekonomik. Madje Edi Rama e cilësonte edhe si mundësi e heqjes së kufirit Shqipëri-Kosovë!. Pikërisht për këtë mu kujtua Plenumi i 5-të i KQPKSH-së, i mbajtur në shkurt të viti 1946, ku ndër të tjera ishte thënë:” ne nuk e kemi drejtuar popullin tone sa duhet drejt vëllazërimit të shëndoshë me Jugosllavinë….Duhet të luftojmë me mish e me shpirt tendencat shoveniste të atyre shqiptarëve që kërkojnë të ngjallin mërinë e vjetër kundër popujve të Jugosllavisë”ose “ me Jugosllavinë e forte do të ketë demokraci në Ballkan”! Çuditërisht, pas aq shumë viteve Aleksandar Vuçiq, pas takimit të tre lidereve të mbajtur para disa ditëve në Tiranë, deklaroi: “Shqiptarët Serbinë duhet ta konsiderojnë si shtëpinë e tyre të dytë”, ndërsa Edi Rama po përpiqet të trgojë se e kaluara duhet t’i lihet historisë dhe se duhet shikuar drejt së ardhmes, anipse historia me Serbinë për shqiptarët ka qenë e hidhur për gjatë gjithë histories së saj..

Në kohën e dashurisë së Enver Hoxhës me Beogradin, gjegjësisht me Titon, në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë u nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe politik. Këtu, për efekt të krahasimit me synimet e “Ballkanit të Hapur”, po përmendi vetëm tri prej tyre. 1. Marrëveshja në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për krijimin e shoqërive të përbashkëta shqiptaro-jugosllav (1 korrik 1946), 2.Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës reciproke në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë (9 korrik 1946) dhe 3. Traktati (Koventa Ekonomike) në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisëpër koordinimin e planeve, për bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave (27 nëntor 1946). Po cili ishte efekti i këtyre marrëveshjeve?

Problemi kryesor ishte ndryshimi i madh zhvillimor ekonomike, niveli i mjeteve të prodhimit dhe standardi i popullsisë në të dy shtetet. Industria shqiptare ishte më e dobët se ajo jugosllave e po ashtu edhe mjetet prodhuese në bujqësi ishin në një shkallë më të ultë se san ë Jugosllavi. Si rrjedhojë kostoja e prodhimit ishte më e lartë në Shqipëri se sa në Jugosllavi dhe kështu mallrat apo prodhimi dilte në treg me çmime më të larta se në Jugosllavi, ndërsa prodhimet jugosllave nuk mund të shiteshin ose bleheshin me të njëjtin çmim si në Jugosllavi sepse përfshihen shpenzimet e transportit dhe të export-importit. Për këtë arsye Jugosllavisë i interesonte që të bëhej barazia e monedhës – dinarit jugosllav dhe lekut shqiptar. Ky barazim ishte vështirë të realizohej. Së pari kostoja e jetesës së një familjeje jugosllave dhe asaj shqiptare duhej të ishte e barabartë, ndërkaq ajo ishte shumë e ndryshme, pastaj paga e punonjësve duhej të ishte përafërsisht e barabartë në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe bujqësisësi, e po ashtu  edhe niveli çmimeve duhej të ishte i njëjtë në të dy shtetet për të gjitha mallrat industrialë apo bujqësor..Mirëpo, këto kushte nuk ekzistonin. Duhej të bëhej zhvlerësimi i lekut shqiptar. Për të barazuar lekun shqiptar me dinarin.jugosllav, shprehja e kostos së jetesës së një familje të mesme jugosllave në dinar,ë u vendos në raport me koston e jetesës në lekë të një familje mesatare në Tiranë. Përfundimisht, kjo marëdhënie u vendos në raport 1:8 në favor të dinarit jugosllav, pra 1 lek=8 dinarë.Megjithate, edhe përkundër unifikimit të monedhës rruga e unifikimit të çmimeve, për arsye të përmendura më lart, ishte e gjatë dhe e vështirë.Ekonomia shqiptare nuk mund të krijonte fonde për akumulim për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare edhe për faktin se Jugosllavët kërkonin që çmimet e larta të subvencionohen nga shteti shqiptar. Duke shfrytëzuar kursin e lekut tregu shqiptar u bë arenë e lakmueshme e tregtarëve jo vetëm serb por edhe atayre malazez dhe maqedonas. Në Shqipëri ata blenë çdo gjë, nga prodhimet më të thjeshta deri atë më luksoze.Kështu tregu shqiptar u boshatis, sepse çmimet e produkteve  u rritën shumfishë dhe vështërë të përballueshme për shqiptarët.

Nga ana tjetër synimi i Jugosllavisë ishte që Shqipëria të prodhonte kryesisht lëndë të parë për të përballuar nevojat e industrisë jugosllave. Industria shqiptare nuk duhej të zhvillohej-sipas tyre, sepse nuk ishte nevoja “Punojnë jugosllavet për ne” thonin paria shqiptare. Ndërkaq,sipas jugosllaveve industria e naftës nuk ishte nevoja të ngrihej në Shqipëri, por nafta duhej të shkonte të punohej në rafineritë jugosllave. Në këtë mënyrë ajo do të kthehej e përpunuar në Shqipëri dhe të shitej me çmime të larta, të papërballueshme për popullin dhe ekonominë shqiptare. Në këtë mënyrë ekonomia e Shqipërisë do të goditej rëndë dhe jugosllavet do kishin mundësi të marrin në dorë de facto dhe de jure drejtimin ekonomik në Shqipëri dhe kështu Shqipëria do të shndërrohej në një koloni Jugosllave.

Zhvlerësimi i lekut shqiptar prodhoi inflacion katastrofal, gjendja e ekonomisë shqiptare u përkeqësua shumë, standardi i popullsisë ishte në rënje të dukshme. Këshu nënshtrimi i Shqiperisë ishte më i lehtë. Aplikimi  kësaj marrëveshjeje e dobësoi pa masë ekonominë shqiptare. Shqiptarët dolën të humbur ndërsa jugosllavët përfituan. Zhvillimi i ekonomisë së Shqipërisë i bazuar kryesisht në konceptin jugosllav, ishte përgaditja më e mirë e hyrjes së Shqipërisë në Federatën Ballkanike gjegjësisht në kuadër të Jugosllavisë. Kjo ide u hodh për here të pare me rastin e vizitës së Enver Hoxhës në Beograd ( 23 qershor- 3 korrik 1946) dhe synonte që Titoja të ishte në krye të Ballkanit. Megjithate, Federata Ballkanike falë rrjedhave politike të kohës dhe rivalitetit Tito-Stalin nuk u realizua.

“Ballkani i Hapur” po ashtu synon heqjen e kufijve pra edhe të unifikimit të sistemit doganor për të lehtësuar qarkullimin e lirshëm të njerëzve dhe mallrave. Kjo, sigurisht, është pozitive, por në kushte të barabarta për të gjithë shtetet.Megjithate, zhvillimi dhe struktura ekonomike  janë të ndryshme dhe pa ngurrim në disfavor të Shqipërisë. FMN-ja duke analizuar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor e rendit Shqipërinë në vendim me vartësi më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum.Si edhe në rastin e marrëveshjes së vitit 1946 për suprimimin e doganave dhe unjësimin e monedhave, ekonomia e Serbisë në “Ballkani i Hapur” do të jetë dominuese në Ballkan ndaj ekonomisë së Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, sepse Serbia ka një nivel më të lartë të zhvillimit ekonomik, të infrastrukturës dhe numrit më të madh të popullsisë. Ekonomia e Shqipërisë do të jetë e varur nga ekonomia më e zhvilluar e Serbisë, prodhimet shqiptare do të shiten pasi të konsumohen prodhimet e Serbisë, ndërsa kapitali serb do të këtë rrolin kyç në qarkullimin e ideve dhe mallrave.Sa do të jetë i aftë kapitali dhe ekonomia e Shqipërisë të përballojë një ekonomie më të zhvillar është çështje në vete dhe kam bindjen, e pastudjuar sa duhet.

Tre shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor nuk kanë trguar interesim madje i janë kundërvënë kësaj ideje. Mali i Zi është shteti që ka përparuar më së shumti në bisedimet për anëtarësim në BE dhe e sheh si të panevojshme iniciativat rajonale për bashkëpunim dhe preferojnë që të punohet më shumë në drejtimin e plotësimit të kushteve me qëllim që të realizohet qëllimi i përbashkët i të gjithëve-anëtarësimi në BE. Ndërkaq, Kosova , edhe sikur t’i ishte ofruar diçka konkrete,  e ka vështirë të pranojë ftesën për këtë iniciativë.

Së pari, Serbia zyrtare thotë se Kosova është Serbi, se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, është në kundërshtim me parimet e BE-së për pandryshueshmërin e kufijve, parandalon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Së dyti, rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë kështu që Shqipëria dhe Serbia nuk kanë kufij të përbashkët, ndaj as mundësi për pikat e përbashkëta doganore pa pjesëmarrjen e Kosovës..Pra për një bashkëpunim të mirëfilltë nuk ka sesi të funksionoi as “Ballkani i Hapur”. Serbia me potencialim më të madh ekonomik do të kalonte më së miri ndërsa Shqipëria me pontencialin më të vogël do të kalonte më së dobti, sikurse edhe në vitin 1946 dhe mund të mbetet nën mëshirën e Beogradit.Pra, mund të përseritet historia!

Iniciativa “Ballkani i Hapur” nga shumë intelektual, jo vetëm shqiptarë, shihet si ambicie e Vuçiqit për  t’u bërë lider i Ballkanit, ashtu si edhe Titoja, nga njëra anë ndërsa nga ana tjetër tentativë për të rikthyer dëshirën shekullore të Serbisë për dalje në detin Adriatik në Shqipëri.

Iniciativën “Ballkani I Hapur” me të madhe e mbron dhe e promovon edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndoshta më të drejtë!? Ai thekson se të kaluaren duhet t’ia lëmë historisë, e në këto momente të krizës globale t’i kthehemi të ardhmës. Por, nuk duhet harruar se shumë vite më parë, për çështjen e tregut të lirë është krijuar një institucion rajonal – Shoqata e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, të cilën e kanë nënshkruar të gjithë, dhe i ka paraparë të gjitha, por funksionimi i saj nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

Në situatën kur projekti “Ballkani i Hapur”  nuk është i pranueshëm për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është vështirë të mendohet se këto tri shtete do kenë dobi ekonomike në shkallën e kërkuar. Vetë, përfaqësuesi i SHBA-së Escobar, gjatë një adresimi online që kishte në konferencën për “Ballkanin e Hapur” që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet, duke aluduar sa pa pjesëmarrjen e të gjithëve nuk do të ketë as rezultate të pritshme. Disa mendojnë se iniciativëne “Ballkani i Hapur” e shohin si një hap mbrapa në anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Prandaj, them se më mirë do ishte nëse të gjithë shtetet do të angazhohen në përmbushjen e stadardeve të vëndosura për anëtarësimin sa më parë në BE.Sidomos për shqiptarët, kudo që jetojnë, më e pranueshme është të jemi të pranishëm të gjithë së  bashku në Bruksel.

 

 

  • 1

    Radio