Sociale Më shumë

BAKOVIQI: Ka përparim të dukshëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i pakënaqur me shkallën e realizimit

Prej tvteuta13:46, 18 Dhjetor 2017

Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut në Mal të Zi, Shuqko Bakoviq me bashkëpuntorë  ka qëndruar sot në Ulqinit, në kuadër të mbajtjes së manifestimit „Ditët e Avokatit të popullit“

Me këtë rast, Avokati i Popullit foli me qytetarë të cilët kishin vërejtje ndaj punës së organeve të caktuara shtetërore, ose individëve  të cilëve ju  kanë  rrezikuar të drejtat e tyre. Bakoviq  tha se gjatë këtij viti janë marrë pak ankesa në zyrën e Avokatit të Popullit, gjë që tregon se nuk është bërë mjaft në fushën e ushtrimit  të drejtave të njeriut.

“Kur  vërejmë se në një Komunë  nuk ka ankesa, është një sinjal se diçka nuk është në rregull, prandaj vendosëm të vizitojmë Ulqinin. Deri më tani  në vitin 2017 nga ana  qytetarëve të Ulqinit kemi kemi marrë 17 vërejtje, krahasuar me vitin 2016, kur morëm 27, gjë që është gjithashtu shumë e ulët, “tha Bakoviq.

  • 1

    Radio