Aktuale Më shumë

Bakoviq në seancë dëgjimore

Prej tvteuta14:21, 2 Tetor 2023

Ish-ndihmës drejtori i Administratës së Policisë, Enis Bakoviq, ka ardhur në Prokurorinë Speciale të Shtetit për seancë dëgjimore për rastin kundër ish-shefit të Administratës së Policisë, Veselin Veloviq. Ai do të dëgjohet si dëshmitar.

Rasti i referohet grupit të Aleksandër Mrkiqit, i cili akuzohet për kontrabandë me cigare.

Veloviq u arrestua në fund të korrikut me dyshimin se ai po e ndihmonte Mrkiqin të kontrabandonte cigare me informacion, gjë që Veloviq e mohoi gjatë seancës në Prokurorinë Speciale të Shtetit.

Veloviqit i është caktuar masa e paraburgimit për fyerje, arratisje dhe ndikim mbi dëshmitarët, ndërsa Mrkiq është në arrati.

Prokuroria Speciale e Shtetit dyshon se Veloviq i komunikoi Mrkiqit informacione që kishin një rëndësi të madhe për të në lidhjet e biznesit.

 

  • 1

    Radio