Aktuale Më shumë

Bajraktari uron festën e Krishtlindjes

Prej tvteuta12:42, 24 Dhjetor 2022

Të dashur qytetarë të besim katolik në komunë të Ulqinit dhe diasporë,

Ju uroj nga zemra gëzuar festën e Krishlindjeve. Le t’ju gjejë kjo festë e madhe me shëndet të mirë, dashuri dhe begati. Dhurata e vërtetë e kësaj feste të jetë koha e lumtur që kaloni me familjarët tuaj.

Festa e Krishlindjeve simbolizon paqen, bashkejetesën dhe tolerancën. Uroj që harmonia qytetare dhe atmosfera festive që tani është në Ulqin të jëtë po kështu edhe në ditët tjera të vitit. Të ecim së bashku përpara drejt një të ardhmeje të lumtur, drejt një Ulqinit të zhvilluar ku të gjthë të ndjehen si në shtëpinë e tyre të përbashkët.

Në emër të gjithë neve në Komunë të Ulqini, për shumë mote gëzuar!

KRYETARI

Omer BAJRAKTARI

  • 1

    Radio