Aktuale Më shumë

Bajraktari: Ulqini ka nevojë për aeroport

Prej tvteuta15:05, 5 Gusht 2022

Dje në Ulqin është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe Aeroportev të Malit të Zi (ACG), i cili parasheh bashkëpunim për krijimin e parakushteve për realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe valorizimin e potencialeve turistike, me qëllim që të mundësohet një fluks më i mad i njerëzve, mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe teknologjisë, si dhe vetë prosperitetit ekonomik të qytetit. Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroporteve, Eldin Dobarxhiq.

Në kumtesën e kabinetit Bajraktari, thuhet se memorandumi përcakton fillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e turizmit dhe trafikut ajror, si dhe në fusha të tjera që janë segmente vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Ulqinit dhe të vendit. me përgatitjen, prezantimin dhe zbatimin e projekteve me interes të ndërsjellë, të cilat zhvillohen në kuadrin e organizatave dhe nismave ekzistuese, si dhe performanca të përbashkëta ndaj palëve të treta me synim realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbi të gjitha, përmirësimin e kapaciteteve në qytet dhe nivel shtetëror në fushën e turizmit dhe trafikut ajror, si dhe promovimin e ofertës turistike të Ulqinit dhe Malit të Zi.

Në takim u tha se ndërtimi i një aeroporti në komunën e Ulqinit do të ishte i një rëndësie të madhe, veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen e mysafirëve nga Evropa Perëndimore dhe destinacionet tjera nga tregjet kryesore. “Zhvillimi i Plazhit të Madh dhe resortet e planifikuara janë të paimagjinueshme pa një aeroport të përshtatshëm”, tha Bajraktari në kumtesë.

  • 1

    Radio