Ekonomi

Aktuale Më shumë

Bajraktari: Sigurohen mjetet për shpronësimin e rrugës nga Krytha e anës së Malit deri tek Ura e Merkotit

Prej tvteuta5 November 2022

Komuna e Ulqinit ka arritur të sigurojë nga buxheti i shtetit 436 mijë euro për shpronësimin e rrugës nga rrethrrotullimi në Krythë deri te Ura e Mërkotit, ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari. Tutje në këtë njoftim shkruhet: Bëhet fjalë për pagesën e rreth 436 mijë eurove në një llogari të posaçme të Ministrisë së Financave për qëllime shpronësim. Rruga nëpër Mërkot është e gjatë 14 km, prej të cilave 10,3 km në territorin e komunës së Tivarit, dhe 3,77 km në territorin e komunës së Ulqinit. Duke marrë parasysh këtë, kushtet për hapin e radhës lidhur me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunën tonë janë realizuar. Falënderojmë Ministrinë e Financave për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer lidhur me këtë dhe projekte të tjera në komunën tonë