Aktuale Më shumë

Bajraktari: Shërbimi i Kuvendit është kthyer në shërbim partiak

Prej tvteuta13:30, 26 Maj 2022

Kandidati i koalicionit “Fillim i ri” për kryetar të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, vlerësoi se opstruksionet e opozitës dhe shërbimit të Kuvendit për të penguar konstituimin e Kuvendit Komunal, kanë hyrë në sferën e shkeljeve ligjore.

Ai akuzoi kryesuesen Jasmina Hasa se është kthyer në kryeuese partiake, akuzë që e përsëriti edhe për shërbimin e Kuvendit.

“Normalisht se ka shkelje ligjore. Përgjegjësinë do ta marrin ata që i kanë kryer këto shkelje.”, tha ndër të tjera Bajraktari.

  • 1

    Radio