Aktuale Më shumë

Bajraktari i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve

Prej tvteuta22:59, 8 Dhjetor 2023

Kryetari i Komunës së Uqinit, Omer Bajraktari është ftuar në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, i cili do të mbahet në periudhën nga 31 janari deri më 1 shkurt 2024.

Bajraktari është shprehur se është nderë i veçant që pranoi këtë ftesë.

Mëngjesi i Lutjeve tradicionalisht çdo vit hapet nga Presidenti i SHBA-ve.

“Jam krenar që kam rastin ta prezantoj Komunën e Ulqinit në këtë ngjarje madhështore botërore që promovon paqen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve të besimeve dhe kombeve të ndryshme, duke pasur parasysh se Komuna e Ulqinit është shembull i një harmonie të tillë.

Po ashtu do të shfrytëzoj rastin të takohem me përfaqësuesit e dijasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të promovuar një bashkpunim sa më të mirë në mes të Qeverisë Lokale dhe dijasporës gjithnjë në interes të të gjithë qytetarëve kudo që janë.” ka deklaruar Bajraktari.

  • 1

    Radio