Bajraktari i dorëzoi postin e kryetarit të Komunës Nimanbegut

Prej tvteuta14:00, 30 Maj 2024

Dorëzimi i pushtetit në Ulqin u bë në një atmosferë të qetë. Kryetari aktual i Ulqinit, Omer Barjaktari, ia dorëzoi postin e Kryetarit Genci Nimanbegut, i cili u zgjodh mbrëmë me voten e 20 këshilltarëve.
Barjaktari bëri të ditur se po largohej me krenari nga posti, i bindur se kishte bërë më të mirën.
“Në këto dy vite është bërë shumë, më shumë nga sa prisja. Jam i sigurt se do të mbesë mbesë përherë e shenuar. Arritëm të nisnim një cikël investimesh prej 100 milionë eurosh në qytet, nga infrastruktura komunale deri tek ndërtimi i një hoteli me 5 yje. Ngritëm jetën kulturore, sportin, bujqësinë, turizmin… Ndërmarrjet publike që kishin borxh deri në 20 rroga tani janë pa borxhe. Kemi krijuar një sistem ku qytetarët e kanë rifituar besimin në vetëqeverisjen e tyre lokale dhe për këtë jam veçanërisht i lumtur.
Më vjen keq që ende nuk kemi arritur të asfaltojmë të gjitha rrugët, por ju siguroj se do të fillojë në dy ditët në vijim dhe për këtë ju kërkoj sinqerisht falje. Por thjesht nuk varet nga unë për shkak të kontratave të dëmshme të trashëguara nga e kaluara.
Lë në tavolinë kontratën e nënshkruar për rikonstruksionin e rrugës Mujo Ulqinaku, gjithçka është gati për tenderin për vazhdimin e Bulevardit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, projektin kryesor të përfunduar për bulevardin e dytë në Fushën e Ulqinit me dy rrugë hyrëse dhe shumë më tepër për qytetin tonë.
Sot, në ditën e fundit të mandatit tim, kam nënshkruar një vendim për ndihmë prej 24 mijë eurosh për të gjitha shkollat e Ulqinit. Sipas meje, arsimi është shtylla e çdo shoqërie dhe jam shumë i lumtur që kam krijuar këtë praktikë për të ndihmuar institucionet tona arsimore, të ardhmen tonë”, u shpreh Bajraktari.
Në fund ai falënderoj të gjithë, punonjësit e Komunës, nënkryetarët, sekretarët, drejtorët e institucioneve lokale dhe shtetërore, këshilltarët, partitë politike dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit.
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu tha se do të punojë me përkushtim për zhvillimin e Ulqinit dhe se gjatë mandatit të tij do të respektohet çdo partner. Ai tha se e vetmja gjë që thyhet është tradhtia, zilia, xhelozia, keqdashja, epshi për pushtet dhe pozitë.

  • 1

    Radio