Aktuale Më shumë

Axhiq: Mafia e duhanit nuk i kontrollon më institucionet

Prej tvteuta09:18, 15 Qershor 2022

Konfiskimet e fundit të cigareve kanë treguar se mafia e duhanit nuk kontrollon më institucionet në Mal të Zi, tha ministri i Brendshëm Filip Axhiq. Në vazhdim të operacionit “Transit”, siç u bë e ditur sot paradite, është parandaluar kontrabanda e 1568 pakove me cigare me vlerë rreth 1.2 milionë euro. Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Axhiq tha se shteti më në fund ka institucione të forta, se është bërë bashkëpunim ndërministror dhe se po jep rezultate.

“Mendoj se gjatë këtyre muajve po tregojmë gatishmëri, vullnet dhe forcë që përfundimisht të përballemi me negativitetet që kanë rrënuar imazhin e Malit të Zi, por edhe buxhetin”, tha Axhiq.

Sipas Portalit RTMZ, Axhiq ka vlerësuar se është arritur një rezultat historik.Ai theksoi se askush nuk do të mund të merret me krimin pa u sulmuar nga institucionet që merren me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.Drejtori i Drejtorisë së doganave, Rade Millosheviq, ka bërë të ditur se në 40 ditë të Qeverisë janë sekuestruar 150 mijë pako cigare.Sipas tij, që nga ekzistenca e Malit të Zi dhe institucioneve moderne, asnjëherë nuk janë sekuestruar kaq shumë cigare.

  • 1

    Radio