Aktuale Më shumë

Axhiq: Komisioni do të hetojë çdo hap të policisë për ngjarjen në Cetinë

Prej tvteuta17:16, 15 Gusht 2022

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi do të formojë një komision i cili do të hetojë në detaje aktivitetet e policisë në lidhje me ngjarjen tragjike në Cetinje, ku Vuk Borilloviq vrau 10 persona, tha ministri Filip Axhiq në programin e mëngjesit të RTMZ.

“Ka shumë dezinformata që janë shfaqur në publik, të gjithë personat që kanë qenë në vendngjarje do të mund të dëshmojnë se kush dhe si ka vepruar. Autoritetet tona brenda Drejtorisë së Policisë dhe MPB-së do të hetojnë veprimet e policisë.” ka thënë Axhiq. Ai shtoi se ka përshtypjen se publiku po i shmanget padrejtësisht faktit që një polic vetëm falë fatit i ka shpëtuar vdekjes.

“Rindërtimi i ngjarjes është ende duke u bërë. Përmes hetimeve të mëtejshme dhe dëshmive të njerëzve, ne do të marrim informacione shtesë,” tha Axhiq.

Duke folur për Nenad Kalugjeroviq, i cili u përmend në publik si personi që e ndaloi sulmuesin dhe i cili dje iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë dhe u lirua pas dëgjimit, ministri tha se në një situatë të tillë kur parandalohet një masakër ai është i mendimit se i njëjti nuk duhet të përgjigjet për aktin.

“Nuk mendoj se është e justifikuar të etiketosh një njeri dhe ta akuzosh për vrasje, edhe në këto rrethana, sepse edhe sot e kësaj dite nuk kemi konfirmimin e ndonjë dëshmitari okular apo as deklaratën e vetë Kalugjeroviqit se ai e ka bërë këtë”,  tha Axhiq.

  • 1

    Radio