Aktuale Më shumë

Axhiq javën e ardhshme do të bëjë një vizitë zyrtare në Bruksel

Prej tvteuta08:34, 19 Mars 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, me ftesë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Sportit dhe Integrimit të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Joakim Hermann, do të marrë pjesë në Konferencën e 3-të të Sigurisë së Danubit, e cila do të mbahet nga 23 deri më 24 mars , 2023 në Bruksel.

Konferenca e tretë e Sigurisë së Danubit do të synojë forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në kuadër të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin e Danubit (EUSDR), thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Siç thuhet në njoftim, theksi do të vihet në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në rajonin e Danubit kur bëhet fjalë për migrimin e parregullt, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe ndikimin e luftës në Ukraina për sigurinë në rajonin e Danubit.

  • 1

    Radio