Sociale Më shumë

Avokatët në Mal të Zi sot i rikthehen punës

Prej tvteuta12:32, 2 Gusht 2021

Avokatët në Mal të Zi nga sot i rikthehen punës dhe angazhimeve të veta pas grevës e cila ka zgjatur që nga data 20 maj. Dhoma e avokatëve ka marr vendimin për pezullimin e ndihmës juridike, ku shumica e avokatëve është deklaruar që janë kundër fiskalizimit. Arsyeja kryesore ka qenë pakënaqësia me ligjin për fiskalizimin, deklaron për Tv teuta avokati Liridon Sefa. Pas takimeve të shumta mes përfaqësuesve të Dhomës së Avokatëve dhe Qeverisë është dakorduar që të ndryshojë ligji për profesionin e avokatëve. “Pas negociatave të shumta është dakorduar që të themelohen grupet punuese dhe specifikat e këtij profesioni dhe që baza do të jetë që veprimet juridike të cilat i merr avokati kur e përfaqëson një klient, tatimi duhet të pagohet sipas autorizimit apo sipas marrëveshjes të cilën e nënshkruan avokati me klientin. Me këtë marrëveshje inspektori tatimor nuk do të ketë të drejtë të kontrollojë dosiet e klientëve” thotë Sefa. Grupet punuese të të dyja palëve, si të Qeverisë ashtu dhe Dhomës së Avokatëve e kanë obligim që deri më 31 dhjetor të këtij viti të gjejnë në marrëveshje finale e cila do të rregullojë ligjin mbi fiskalizim. Nga dita e sotme avokatët do të paguajnë tatimin në momentin kur kryhet pagesa nga ana e klientit.

  • 1

    Radio