Ekonomi Më shumë

Avdiu: Ulje e humbjeve në rrjet prej 10% deri në tetor

Prej tvteuta10:18, 4 Mars 2017

Drejtori i ndërmarrjes publike Ujësjellës-Kanalizime Fehim Avdiu, tha dje në Kuvend se kjo ndërmarrje synon uljen e humbjeve të ujit në rrjet në masën prej 10% deri në muajin tetor.  Sipas, Avdiut, humbjet e deritanishme janë rreth 75% dhe synohet që të ulën deri në 65%. Ulja e humbjeve në rrjet si dhe reduktimi i numrit të puntorëve janë dy masat kryesore për realizimin  e kredisë me vlerë 20 milion euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për momentin kjo ndërmarrje, e cila tashmë është transformuar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ka 26 punëtor tepricë, të cilët pengojnë realizimin e investimit. Planifikohet që disa nga puntorët të kalojnë në ndërmarrjen e re “Parking Servisi”, 3 prej tyre në nëdrmarrjen Veprimtaritë komunlae, kurse për numrin e mbetur akoma nuk dihet se si do të veprohet.

  • 1

    Radio