Avdiu: Numri i puntorëve duhet të zvoglohet deri në fund të shkurtit
Prej tvteuta26 January 2017
Pëgatitjet e parapara për realizimi i investimeve të paraparë në komunën e Ulqinit në shumën prej 20 milion euro në Ujësjellës e Kanalizime sipas drejtorit të Ndërmarrjes Komunale Fehim Avdiu janë në fazën përfundimtare. Edhe pse për këtë çështje jemi duke folur tash tre vite, ka shumë për tu punuar që të plotësojmë kushtet e parapara.Deri në fund të muajit shkurt Ndërmarrja Komunale duhet të zvogëloi numrin e punëtorëve në 120,pra 6 punëtorë duhet larguar nga puna.Ditë më parë kemi pasur një takim pune me kryetarin e Komunës Nazif Cungu, dhe drejtorin e Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale, Skender Kaleziq, ku kemi rënë dakord që 6 punëtorë të transferohen në organizatën tjetër,gjegjësisht në Ndërmarrjen për Veprimtari Komunale,por akoma në këtë aspekt nuk është marrë asnjë hap konkret.”shpreht Avdiu . Ndërsa, kushti tjetër që vjen nga KFW banka është që deri në fund të vitit 2017 ndërmarrja të zvogëloi numrin e punëtorëve në 100 veta. “Neve pa ndërhyrjen e themeluesit,gjegjësisht komunës këtë problem nuk mund ta zgjidhim,e nëse ndodh kjo ,atëherë edhe investimet e parapara mund të vehen në pikëpyetje”,-deklaroi Feim Avdiu për televizionin Teuta