Sociale Më shumë

Avdiu: Kushtet klimatike mund të cënojnë furnizimin me ujë

Prej tvteuta15:07, 11 Korrik 2017

Gjendja financiare në ndërmarrjen komunale “Ujësjellës Kanalizime”është tejet e rëndë.Kjo ndërmarrje nga 1 qershori i këtij viti është në bllokadë,si pasojë e borxhit ndaj Ujësjellësit Rajonal.

Deri te kjo bllokadë sipas fjalëve të drejtorit Avdiu nuk do të kishte ardhur të kishin pasur një kuptim nga qeverisja lokale, dhe të ishin përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar.

“Situatën aktuale me furnzim me ujë më së miri e dijnë qytetarët,por në bazë të parametrave tonë,angazhimit të kapaciteteve për prodhimin e ujit,ne jemi në gjendje normale në kuptimin e nevojave të qytetarëve,por gjendemi në një gjendje pothuajse të jashtëzakonshme. Kushtet klimatike janë shumë të pafavorshme sa i përket ujësjellësit sepse ka ardhë deri tek zvoglimi i burimeve natyrore që ndikojnë në sasinë e ujit për furnizim.Këto ditë për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike ka ardhë deri tek rënja e shtypjes së ujit,edhe pse i kemi në funksion të gjitha pompat në Lisën Bore”, shprehet Avdiu për televizionin Teuta.

Ai bën apel të të gjithë qytetarët mos të keqpërdorin ujin për nevoja tjera siç është vaditja e bahçeve,mbjellave të ndryshme sepse në terren do të ketë inspektime dhe për këto keqpërdorime mund të kenë penalizime.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio