Aktuale Më shumë

Automjeti përfundon në përrua. Tre persona humbi jetën

Prej tvteuta16:57, 20 Nëntor 2022

Tre persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm kur një makinë ka dalë nga ura në vendbanimin Rogami në komunën e Podgoricës, dhe ka përfunduar në përrua.

Sipas informacioneve të para, automjeti i tipit Citroen Saxo ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta, rreth orës 7.37 të mëngjesit, duke përfunduar në përroin e quajtur Shirolija.

Duket se të parët që kanë lajmëruar për aksidentin kanë qenë qytetarët, ndërsa më pas janë angazhuar zhytësit e Qendrës Rajonale të Zhytjes, të cilët kanë arritur që nga përroi të nxjerrin trupat e tri viktimave. Bëhet fjalë për dy viktima të gjinisë mashkullore dhe një femërore në moshë të re.

  • 1

    Radio