Automjeti mori flakë gjatë lëvizjes, fatmirsisht nuk ka të lënduar
Prej tvteuta13:55, 14 Janar 2021

Sot rreth orës 12:20 në magjistralën Ulqin – Tivar, saktësisht tek kthesa për në Valdanos automjeti tip Mercedes me targat BR mori flakë gjatë lëvizjes. Në vendgjarje shkuan menjëherë Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit , policia rrugore dhe ajo komunale , si dhe shërbimi i Parking Servisit. Në automjet ishte vetëm shoferi ku për fat të mirë kaloi pa lëndime. Aksi rrugor ishte i bllokuar për rreth 40 minuta gjë që vështirësoj qarkullimin në mes dy komunave Ulqin – Tivar.