Aktuale Më shumë

Automjetet zyrtare të përdorën vetëm për qëllime zyrtare

Prej tvteuta08:08, 27 Qershor 2022

Keqpërdorimi i automjeteve zyrtare nuk është risi në Mal të Zi, pasi çmimet e karburanteve kanë arritur një rekord të lartë. Prandaj duhet të merren parasysh shpenzimet dhe automjetet të përdoren ekskluzivisht për qëllime zyrtare, thonë Pavle Qupiq nga Aleanca Qytetare dhe aktivisti qytetar Vuk Vujisiq.

Një ditë më parë edhe kryeministri Dritan Abazoviq tha se duhej të kursehet, duke përmendur shembullin e Qeverisë.

“Unë personalisht mendoj se qeveria është shumë e kursimtare, por sigurisht që duhet të përshtatemi me momentin e ri. “Duke filluar nga kryeministri, i cili nuk përdor automjete zyrtare jashtë orarit të punës dhe që nuk dëshiron të shkojë me eskortë dhe të konsumojë karburantin e qytetarëve të  Malit të Zi, sa herë që nuk ka nevojë për këtë, të gjithë duhet ta bëjnë këtë”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio