Aktuale Më shumë

Austriaku Mayer bën histori në LOD “Pekini 2022”

Prej tvteuta19:59, 8 Shkurt 2022

Austriaku Matthias Mayer, ka fituar sot titullin olimpik në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, duke mbrojtur titullin që e fitoi katër vjet më parë në Pyeongchang.

Mayer ishte i pari që kaloi vijën e finishit me një avantazh prej katër të qindtave të sekondës para amerikanit Ryan Cochran-Siegle. I bronztë doli një nga favoritët më të mëdhenj para garës, norvegjezi Alexander Aamodt Kilde. Ai përfundoi me 42 të qindtat e sekondës prapa fituesit.

Austriaku 31 vjeç u bë skiatori i parë në histori që fitoi medaljen e artë në tri olimpiada të ndryshme dimërore.  

Pos të artave në sllallom të madh në Pekin dhe Pyeongchang, ai fitoi të artën edhe në Sochi më 2014, në disiplinën lëshim

  • 1

    Radio