Sporti Më shumë

Aubameyang, i gatshëm të kthehet te Barça

Prej tvteuta17:56, 29 Mars 2023

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang pritet të rikthehet te skuadra e Barcelonës, raporton “Mundo Deportivo” të mërkurën. Bëhet e ditur se Aubameyang ka pranuar edhe pagë më të ulët për t’iu bashkuar Barcelonës në fund të sezonit, pasi nuk është aspak i kënaqur te Chelsea.

Barcelona do të bëjë ofertë për huazimin e tij njëvjeçar, duke pasur parasysh se sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2024.

Aubameyang iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij sezoni nga Barcelona, por deri më tani ka regjistruar 19 paraqitje dhe ka realizuar tre gola në të gjitha garat. Ai u transferua te Barcelona në fillim të vitit të shkuar, por u largua nga “Camp Nou” pas vetëm gjashtë muajve.

  • 1

    Radio