Sporti Më shumë

Atletico fiton përballjen me skuadrën tjetër që kualifikohet në Champions

Prej tvteuta14:23, 29 Maj 2023

Dy skuadrat që do të paraqiten në fazën grupore të Ligës së Kampionëve edicionin e ardhshëm, Atletico Madridi dhe Real Sociedadi, janë takuar të dielën mbrëma. Ndeshja i ka takuar xhiros së parafundit të La Ligas, ndërsa është fituar nga Atletico me rezultatin 2:1.

Antoine Griezmann shënoi për 1:0 në minutën e 37-të, ndërsa Nahuel Molina shënoi për 2:0 në minutën e 73-të.

Alexander Sorloth shënoi golin e vetëm për Sociedadin në minutën e 88-të. Atletico është e treta me 76 pikë nga 37 ndeshje. Real Sociedadi i ka 68 pikë në vendin e katërt. Do të përfundojë në këtë pozitë.

  • 1

    Radio