Aktuale Më shumë

Atentat ndaj ambasadorit rus në Turqi

Prej tvteuta10:12, 20 Dhjetor 2016

Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrey Karlov është vrarë mbrëmë në një sulm të armatosur në Ankara, raportojnë mediat turke. Karlov është qëlluar derisa ishte duke marrë pjesë në një ekspozitë të titulluar “Rusia në sytë e Turqisë”, kurse atentatori është polici 22 vjeçar  Mert Altintas, i cili më vonë u ekzekutua nga policia turke.

Dëshmitarët kanë dëshmuar se atentatori pas vrasjes thërriti “Hakmarrje për Alepon” dhe “Allahu ekber”, kurse disa burime nga zyrtarët turq njoftojnë se Altintas mund të jetë pjesë e rrjetit të Fetullah Gulen, të cilin ato e akuzojnë për tentativën e grushtit të shtetit muaj më parë.

  • 1

    Radio