Kulturë Më shumë

ATA QË E DESHTËN SHUMË ULQININ

Prej tvteuta16:05, 20 Mars 2015

ATA QË E DESHËN SHUMË ULQININ

Nga Ibrahim Berjashi,ish- kryetar i SHAI “ART CLUB”

Ali Podrimja, njeri ndër poetët më të spikatur shqiptar në përgjithësi,u ka dhënë një përkrahje  të veçantë autorëve  shqiptarë nga Ulqini dhe mbarë Mali i Zi si redaktor  i poezisë në veprimtarinë botuese të ish- ndërmarrjes “Rilindja” të Prishtinës.

Poeti Ali Poddrimja në Kala të Ulqinit

Podrimja kishte dashuri të veçantë dhe respect për Ulqinin,ndaj e vizitonte shpesh gjatë vitit edhe përherë sillte vëllime të reja poetike, të tij, por edhe të autorëve të tjerë nga hapësira  mbarëkombëtare.

Personalisht e kam pasur përkrahes të fuqishëm në themelimin edhe afirmimin e takimeve ndërkombëtare “Kalimera poetike”, të organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

Vazhdimish më thoshte se Ulqini duhet ta ketë një veprimtari letrare që do ta identifikonte edhe do të ishte sinonim I takimeve poetike  verore.

Ashtu edhe ka ndodhur.

“Kalimera poetike”, e afirmoi Ulqinin, krahas turizmit ,edhe si “bërthamë” e poezisë moderne.

Podrimja entuziasmohej edhe kudo që shkonte nëpër vendet ballkanike dhe evropiane,”Kalimerën poetike”, s`e  hiqte nga mendja as nga goja me njerëzit më të shquar të letrave.

Për çdo verë,”Kalimera poetike” nis me kujtesën edhe ndihmesën e poetit Ali Podrimja.

Për dashurinë që ka pasur për Ulqinin edhe “Kalimerën poetike”,Shasin, po se po,dëshmojnë poezitë,fotografitë,miqësitë,…autorit të “Lum Lumit”, Ulqini i ka shumë borxh, shpirtëror, kulturor dhe intelektual.

Borxhi nuk është fare më i vogël as ndaj “enciklopedisë” së letrave shqipe,Rifat Kukaj, i cili ndërroi jetë në Ranë të Ulqinit duke u frymëzuar me imazhin e detit të kaltërt.

Nuk e harroj jo, se e në edicionin e “Kalimerës poetike” në vitin 2009, në emër të SHAI “Art Club” e kisha mysafir Ramiz Kelmendin, autorin e “Letrave prej Ulqinit”, i cili Ulqinin e ka quajtur “ Vendlindja ime letrare”.

Sipas mendimit tim, këto personalitete që aq shumë e deshën Ulqinin duhet të gëzojnë statusin “ Nderi i Ulqinit”, sepse kanë lënë vlera që shkëlqejnë deri në amshim!

Ulqin, më 21 mars 2015

  • 1

    Radio