Asnjë ofertë për tokën në Shas
Prej tvteuta16:45, 22 Korrik 2017
Komisioni për valorizimin e tokës shtetërore publikoi se për qiramarrjen e tokës bujqësore në Shas nuk ka pasur asnjë ofertë, edhe pse bëhet fjalë për 70 hektarë tokë të cilësisë së lartë. Nga ky komision thonë se do të bëjnë përgatitjen e Informatave dhe drejt Qeverisë do të dërgojnë propozimin për shpalljen e tenderit të ri.