Asnjë kundërshtim për vendsjen e bustit të Skënderbeut
Prej tvteuta14:34, 8 Gusht 2019

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Tuzit miratuan sot njëzëri vendosjen e bustit të Skënderbeut pranë shkollës me të njëjtin emër në Triesh. Busti i heroit kombëtar shqiptar do të jetë prej bronzi me lartësi 120 cm, dhe do të financohet nga shoqata mërgimetare “Trieshi” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.