Asfaltohet rruga Ulqin-Krythë

Prej tvteuta16:40, 21 Maj 2019

Rruga Ulqin-Krythë prej ditës së sotme është e asfaltuar dhe qarkullimi në këtë aks do të kthehet në normale. Me këtë rast punimet i vizituan edhe zyrtarët e Komunës së Ulqinit, me në krye kryetarin Loro Nrekiq. Ai për TV Teuta tha se hapja e kësaj rruge do të jetë një shtysë e madhe për sezonin turistik të Ulqinit, dhe se mysafirët nuk do të përballen më me problemet e vitit të kaluar. Punimet në rrugë nuk kanë përfunduar akoma por pritet që ato të mos kenë ndikim në qarkullimin e lirë dhe komunikacioni të vazhdojë pa ndërprerje.

  • 1

    Radio