Ekonomi

Ekonomi Më shumë

As vitin tjetër nuk do të ketë rritje të pagës minimale

Prej tvteuta12 December 2018

Nga sinjalet që vijnë prej Qeverisë, as vitin tjetër nuk do të ketë rritje të pagës minimale, dhe të punësuarit do të vazhdojnë të paguhen minimalisht 193 euro. Nga sindikatat është kërkuar që ajo të rritet në 250 euro. Sekretari i përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira, Srgja Kekoviq, ka deklaruas se paga minimale në Mal të Zi është më e ulta në rajon dhe se janë pjekur kushtet për rritjen e saj. Ai e quajti të palogjikshme deklaratën e kryeministrit Markoviq se rritja e pagës minimale mund të shkaktojë rritje të papunësisë dhe rritje të tregut të zi të punës, pasi puntorët në Mal të Zi punojnë 50 orë në javë për 193 euro.