As në Agjencinë për ndërtim dhe zhvillim nuk u mungojnë problemet
Prej tvteuta09:32, 23 Dhjetor 2018
Edhe Agjencia për ndërtim dhe zhvillim, ashtu si edhe ndërmarrjet e tjera publike përballet me probleme të cilët zvarriten me vite të tëra. Drejtori Shpetim Mara, tha për TV Teuta se në pjesën e parë të vitit kanë qenë më të angazhuar në projekte por kohët e fundit si mungesë e investimeve kapitale edhe angazhimi i tyre ka rënë. Mara tha se të punësuarëve u detyrohen 11 rroga , çka ndikon në punën dhe motivimin e tyre, edhe pse marrëdhëniet në kolektiv janë shembullore. Ai shprehu besimin se në vitin e ardhshëm do të ketë investime të reja të cilët do të ndikojnë në përmirsimin e situatës.