Sociale

Sociale Më shumë

Arushi Pu – Me 1 qershor në Podgoricë mbahet manifestimi “Rritemi me vallëzim”

Prej tvteuta1 June 2019

Për të nëntin vit me rradhë në Podgoricë me datë një qershor do të mbahet manifestimi tradicional për fëmijë “Rritemi me vallëzim”. Ndër gjashtë kopështet organizative bën pjesë edhe kopështi “Arushi Pu” nga Ulqini. “Ky projekt ka filluar implementimin e vet që nga muaji nëntor ndërsa finalizimi është pikërisht në Ditën e fëmijëve ku do të marrin pjesë 600 vogëlushë nga vendi dhe rajoni”, tha drejtoresha e kopështit “Arushi Pu” Lindita Lika. Nga kopështi “Arushi Pu” marrin pjesë 34 fëmijë, preferencat e tyre për këngët më të dashura janë ato ritmiket si këngët e shtetit të Azerbajxhanit apo të Turqisë. “Me mësimin e koreografive ne u kemi mësuar fëmijëve edhe informacione mbi shtetet në fjalë” tha Lika. Fëmijët do të vallëzojnë të gjithë së bashku, me ritem dhe hapa të njëjtë, duke treguar kështu që të gjithë fëmijët e botës janë të barabartë.