Kulturë Më shumë

“Art Klub” organizoi përurimin e monografisë së Gjergj Noc Martinit

Prej tvteuta10:43, 5 Dhjetor 2017

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klub” organizoi përurimin e monografisë së piktorit Gjergj Noc Martini e cila u mbajt në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë. Piktori i njohur nga Ulqini, Gjergj Noc Martini u nda nga jeta në vitin 2012, por puna dhe vepra e tijë e madhe vazhdon e kujtohet edhe sot, pikërisht për këtë vjen edhe kjo monografi për të përkujtuar punën e tij të madhe, u shpreh Ismet Kallaba, kryetar i “Art Club”. Piktoria Vahida Hasanaga Nimanbegu, njëherit edhe redaktorja e kësaj monografie u shpreh se duke e njohur personalisht piktorin e madh Martini, ndjen kënaqësi që kanë bërë një punë të tillë, me qellim që vepra e këtij artisti të madh të trashëgohet dhe të njihet edhe nga brezat e rinj. Akademiku Zuvdija Hoxhiq njëherit dhe miku i afërt i Gjergj Noc Martinit u shpreh se  çdo vepër që ai ka lënë pas pasqyron njeriun me një shpirt të madh artistik. Në emër të familjes , duke i falenderuar të gjithë për punën e bërë si dhe për të gjithë të pranishmit që gjetën kohën të jenë prezent në këtë përurim, foli mbesa Marija Noc Martini. Të pranishmit patën rastin që të ndiqnin edhe një reportazh të realizuar për piktorin Gjergj Noc Martini në vitin 2008 nga Radio Televizioni i Malit të Zi si dhe të vizitonin ekspozitën e hapur me punimet e tija.

  • 1

    Radio