Aktuale Më shumë

Art Club shënoi 31-vjetorin e themelimit. Jusuf Lika, laureat i çmimit tradicional

Prej tvteuta17:23, 28 Dhjetor 2021

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualve Art Club nga Ulqini, festoi 31 vjetorin e themelimit, duke u bërë kështu një ndër organizatat e pakta jo politike që i kanë rezistuar periudhës së tranzicionit. Përvjetori u festua në ambientet e hotelit “Plaza”, ku ishin prezent elita e krijimtarisë kulturore të Ulqinit, të cilët tash tri dekada kanë kontribuar maksimalisht që të ruhet identiteti kulturor i shqiptarëve në Mal të Zi. Kryetari i aktual i Art Club-it, Ismet Kallaba, thotë se kjo organizatë në periudhën e kaluar ka qenë inicuese e një sërë aktivitetesh dhe organizimeve kulturore, disa prej të cilëve janë bërë edhe traditë.

Art Clubi me këtë rast bëri edhe ndarjen e çmimit tradicional të kësaj organizate, i cili jepet çdo tre vite. Këtë herë laureat ishte Jusuf Lika, themelues i Shkollës së Muzikës dhe  i fondacionit Lika, organizata që kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin e kulturës në qytetin tonë.

Me kalimin e viteve, në popullatën gjithnjë e më të pakët në numër të shqiptarëve në Mal të Zi, ka ndryshuar edhe mënyra e përceptimit të kulturës, duke krijuar një hendek në mes gjeneratave. Kallaba thotë se në periudhën e ardhëshme do të jetë e domosdoshme të merret në konsideratë edhe ky ndryshim, por pa u larguar nga vlerat tradicionale.

Në fund për të gjithë ata që ishin prezent u organizua edhe një koktej i rastit.

  • 1

    Radio