Kulturë Më shumë

Art Club shënoi 29 vjetorin e themelimit

Prej tvteuta16:50, 27 Dhjetor 2019

Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club” shënoi sot 29 vjetorin e themelimit. Në hapje të ceremonisë , kryetari, Ismet kallaba, i njoftoi të pranishmit me arritjet dhe rezultatet e shoqatës gjatë vitit në përfundim, si dhe me planet për vitin 2020. Kallaba tha se kjo shoqatë ka pasur aktivitete të shumta, por disa janë më të veçanta dhe meritojnë me krenari të përmenden për ndikimin pozitiv që ato kanë në kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo shoqatë edhe për vitin e ardhshëm, ka në plane disa aktivitete speciale, të cilët do të shënojnë edhe jubileun e 30 vjetorit të themelimit.

  • 1

    Radio